Apolonia nuk e përjashton Cakoviçin

Portieri serb Vilson Cakoviç ka bërë të ditur se nuk është përjashtuar nga klubi i Apolonisë edhe pse përdhosi flamurin shqiptar në ndeshjen kundër Tiranës.

Sport

24/03/2015 23:09

Është përfolur shumë për një përjashtim të serbit Vilson Cakoviç nga klubi i Apolonisë, por tani nuk ka më vend për aludime: ai do ti bashkohet nesër ekipit fierak, shkruan “Albeu.com”.

Një gjë të tillë e konfirmon vetë portieri, i cili deklaroi për mediat serbe se, ka kontratë me ekipin e Superligës shqiptare deri në muajin dhjetor.

“Askush në Shqipëri nuk më ka provokuar në komb e fe, të paktën deri në fundjavë. Se si do të jetë tani e tutje nuk e di, shpresoj se kjo nuk do të më pengojë karrierën te Apolonia”, ka thënë Cakoviç.