Aplikimi i parfumit në këto vende, e bën aromën të zgjasë
Vendet ku ju aplikoni parfumin tuaj, kanë shumë rendësi sa i përket zgjatjes së aromës në trupin tuaj
Lifestyle
Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë.
Aplikimi i parfumit në flokë– Kjo bëhet duke e spërkatur brushën me parfum, në mënyrë që parfumi të shpërndahet në tërë flokët.
Aplikimi i parfumit pas veshëve– Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasi që venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësi që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira për dallim në pjesë të tjera të trupit.
Aplikimi i parfumit në pjesën e poshtme e shpinës– Ndoshta juve ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti për parfume Chandler Burr insison në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.
Aplikimi i parfumit në brendësia e bërrylave– Që të zgjasni maksimalisht kohëzgjatjen e aromës atëherë para aplikimit bëni një piling duarve, e posaçërisht kyçeve.
Aplikimi i parfumit në kërthizë– kjo aplikohet duke I marrë disa pika me gisht, dhe ti vendosni në kërthizë.