Aplikacioni i cili ju lejon që t’i shihni valët e wireless-it (Video)

Jeni të rrethuar nga një botë e padukshme dhe me përplot valë.

Auto & Tek

26/11/2015 16:47

Pajisjet me wireless, të tilla si celularët, tabletët dhe laptopët lëshojnë sinjale të cilat sillen përreth nesh, por të cilat janë të padukshme për syrin e njeriut. Të paktën deri më tani.2ECEB13800000578-3334016-image-a-10_1448481439816

Një aplikacion i ri në iOS i quajtur “Architecture of Radio” ofron një pamje në 360 shkallë të botës digjitale, duke përdorur vendndodhjen tuaj përmes GPS, për të shfaqur jetën vizuale përreth jush, transmeton lajmi.net.2ECEB14100000578-3334016-image-a-9_1448481080173

Aplikacioni, i krijuar nga Richard Vijgen, kushton $2.99 dhe shfaqë botën e padukshme të valëve që lëshohen nga routerët dhe antenat e ndryshme.

Se si duket ky aplikacion në veprim, shikojeni videon më poshtë: