Apeli vërteton pafajësinë e imamit Shefqet Krasniqi

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajshëm në akuzat për nxitjen e urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi.

Lajme

01/10/2018 12:01

Lajmin për këtë vendim e konfirmoi për kallxo.com, Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apelit.

Në mars të këtij viti, Krasniqi ishte shpallur i pafajshëm pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Në vendimin 30 faqesh për pafajësinë të gjykatës në Prishtinë përshkruhen në detaje gjetjet e gjykatës që ndikuan në lirimin e Krasniqit nga akuzat për tri vepra penale- nxitje e urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi.