Anita Haradinaj për ajrin e ndotur: Le ta provojnë kaosin edhe qeveritarët

Anita Muçaj – Haradinaj, bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur me një ide të re në lidhje me gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Lajme

31/01/2018 21:56

Në një reagim të saj në Instagram, ndërsa jep dhe doza kritike ndaj vendimit të fundit për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë ajo potencon se një aksion i tillë nuk është zgjidhje e problemit.

Për më shumë ja statusi i saj i plotë:

”Une konsideroj qe perderisa qeveria, institucionet, ministresha, shefat e komunes shkojne me automjete ne pune ata kurre nuk kane me marr tundimin dhe me gjet zgjidhje per te ndihmuar ne ceshtjet e nje mjedisi me te paster e ne te njejten kohe ne qytetaret do te paguajm cmimin me eksperimente “emergjente” per te gjetur zgjidhjen e shumekerkuar! Pra me cdo variant qytetaret po paguajne! Idea ime eshte qe si do te ishte sikur nje dite te vetme institucionalistat te privohen nga e drejta e levizjes se lire dhe ata te provojne kaosin, problemet e ecurise se punes rutinore dhe ndoshta kur vet ta vuajne edhe do te gjejne nje zgjidhje me shpejt!”.