Anija ushtarake shqiptare shpëton 73 refugjatë sirianë në Egje

Anija ushtarake shqiptare “Lissus”, që patrullon ujërat e detit Egje, ka shpëtuar 73 refugjatë sirianë që po rrezikonin të mbyteshin tek lundronin me dy gomone drejt brigjeve të Europës.

Lajme

18/10/2018 09:19

Ata u imbarkuan në anijen patrullë të Frontex.

Anija shqiptare Lissus kreu dy operacione shpëtimi njerin pas tjetrit. Refugjatët që ndodheshin në gomone ishin burra, gra dhe fëmijë.