Angela Martini çon motivet e Kukësit në SHBA (Foto)

Modelja shqiptare Angela Martini është zgjedhur si imazh i ri i koleksionit Vjeshtë/Dimër 2015 i dizenjuar nga stilistja shqiptare Mirela Nurçe.

ShowBiz

28/02/2015 11:36

Koleksioni i destinuar për tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bie në sy sidomos për palltot të cilat pjesë e dizenjimeve për sezonin e ardshëm Vjeshtë/Dimër 2015 janë frymëzuar nga motivet e qëndismave të krahinës së Kukësit.

Në një mënyrë krejt origjinale, stilistja Mirela Nurçe, ashtu siç edhe ka bërë gjithmonë, ka vijuar të ruajë me fanatizëm burimin e saj të frymëzimit, i cili e ka origjinën nga motivet e qëndismave të krahinave shqiptare, duke e bërë atë unike në stilin e saj dhe mjaft të kërkuar në tregun përtej oqeanit.

Ndërkaq pjesë e kësaj fushatë përveç Angela Martinit janë edhe modelet Xhesika Berberi, Marigona Dragusha, Eralda Hitaj dhe Zana Krasniqi./noa.al/ lajmi.net