Anëtarët e Aleancës për Shqiptarët mblidhen në takim me LSDM-në

Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM, sot nga ora 15:00 kanë filluar një takim pë të biseduar për çështjen e gjuhës shqipe dhe aspektet tjera të Platformës Shqiptare.

Lajme

21/02/2017 16:28

Në takim kanë arritur disa zyrtarë nga LSDM-ja dhe tjerë nga Aleanca për Shqiptarët, për të diskutuar për një marrëveshje të mundshëm, raporton Portalb.

Mbrëmë sekretari i LR-PDSH, Arben Taravari kishte deklaruar se Aleanca është e gatshmë që t’ia jap nënshkrimet Zaevit , por pas bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshje për kushtet e tyre.

Ndryshe, Lëvizja BESA ka konfirmuar se është e gatshme që t’i jep nënshkrimet që LSDM-ja ta marrë mandatin, ndërkaq nga BDI ende nuk janë të vendosur.