Amerikani me prejardhje nga Serbia bëhet komandant i KFOR-it në Bondsteel

Nick Duçiq, amerikan me origjinë serbe është bërë komandant i KFOR-it në kampin Bondsteel, raportojnë mediat serbe.

Lajme

20/03/2018 18:16

“Unë jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe që komandon grupin shumëkombësh në Lindje. Jam i priviligjeuar që të shërbej këtu, dhe të angazhohem për ambient të sigurt në Kosovë”, tha Duçiq, transmeton lajmi.net

Ky oficer kishte qenë më herët i angazhuar në trajnimin e ushtrisë ukrainase, shkruan b92.

Kurse ka qenë edhe në Irak në vitin 2011 dhe 2012. /Lajmi.net/