Amerikanët shpëtojnë shqiponjën e ngecur në grilat e veturës (Foto)

Si pasojë e uraganit Matthew, në një rrugë të Floridas, kërkesat e banorëve për ndihmë kanë qenë të shumta.

Fun

10/10/2016 22:56

E një nga to ka qenë edhe kjo:

‘’Një shqiponjë tullace ka ngecur brenda grilës së një makine, mund të vini e ta shpëtoni?’’

Të paktën kështu është raportuar përmes Facebook, nga autoritetet e qytetit Clay County, për një kërkesë të tillë të rastësishme që kanë bërë qytetarët, njofton Klan Kosova.

Fotografia tregoi më së miri ngecjen e shqiponjës së Shteteve të Bashkuara e cila qëndronte në një pozitë jo të këndshme.

Zyrtarët e Clay County, raportuan se e shpëtuan shqiponjën nga vendi ku kishte ngecur.

Bëhet e ditur që shqiponja është 7 vjeçare.

12121212 12222 122-1 112-1