Amerika mbështet ushtrinë me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale

Superfuqia ushtarake në botë i ka dhënë mbështetje të fortë formimit të ushtrisë së Kosovës një ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Zëri.

Lajme

20/10/2018 08:06

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë thënë dje “Zërit” se e mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale..

Superfuqia ushtarake në botë i ka dhënë mbështetje të fortë formimit të ushtrisë së Kosovës një ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Zëri.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, pas një takimi dje me presidentin Aleksandar Vuçiq në Beograd ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ushtrinë e Kosovës.