Ambasadori Minxhozi: Daçiqi e ka pasur me shaka ‘Shqipërinë e Madhe’

Sipas Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë shaka kur ka thënë se heqja e Roaming-ut mes Kosovës dhe Shqipërisë është indikacion i krijimit të 'Shqipërisë së Madhe'.

Lajme

31/05/2018 18:37

“E ka pasur me shaka”, ka thënë Minxhozi për Klan Kosovën, i pyetur mbi komentet e Daçiqit.

Me 69 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës dje ka votuar Propozim-Rezolutën për heqjen e Roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.