Ambasadori Hysa viziton të burgosurit kosovarë në Shkup

Zyrtarë kosovarë kanë vizituar sot të burgosurit në burgun hetues “Shutkë” të Shkupit, njoftoi portali “Aktuale.mk”.

Lajme

15/05/2015 18:41

Sipas burimit të njëjtë, në mesin e këtyre vizitorëve ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, i cili i ka vizituar të burgosurit, në mesin e tyre edhe Sami Ukshinin-Sokolin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dje kishte marrë listën e qytetarëve kosovarë të arrestuar në Kumanovë. Sipas listës, janë gjithsej 23 shtetas kosovarë që janë arrestuar në incidentin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.