Ambasadori amerikan “shuplakë” Thaçit e Ramës për bashkim, lavdëron Vuçiqin

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka reaguar sot në të njëjtën vijë sikur dy kolgët e tij në Kosovë dhe në Shqipëri, Gred Delawie dhe Donald Lu.

Lajme

21/04/2017 14:40

Reagimi i Scott-it ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për bashkimin Kosovë-Shqipëri nëse BE-ja vonohet me procesin e integrimeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin si problem disa deklarata jo krejtësisht të kujdesshme gjatë ditëve të fundit për bashkim e ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Scott për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Scott ka theksuar se SHBA-ja përkrah sovranitetin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe beson se për këto vende rruga e vërtetë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Duke folur për këto deklarata, Scott, sipas FoNet, ka thënë se ato janë për t’u brengosur sepse nuk i kontribuojnë stabilitetit të rajonit dhe nuk përkrahin rrugën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“E vlerësojmë shumë deklaratën e Aleksandar Vuçiqit” ka thënë Scott i cili konsideron se deklaratat e disa politikanëve nga njëra dhe pala tjetër bëhen vetëm për të hedhur benzinë në zjarr. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Lu kritikon Ramën për deklaratën e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës

Delawie kritikon ashpër Thaçin: Kujdes me deklarata për bashkim me Shqipërinë