Ambasada amerikane shtron iftar, nuk ftohet kreu i BIK-ut

Ambasada e SHBA-ve ka shtruar sot një iftar, por ajo që ka rënë në sy ka qenë mosprania e kreut të BIK-ut dhe e stafit të tij të afërt. 

Lajme

21/07/2014 23:57

Gazeta Express raporton se Ambasada amerikane ka shtruar një iftar për imamë në Vila Gërmia, kurse në iftar kanë qenë kryesisht imamët të cilët i takojnë Sindikatës së BIK-ut.

Në iftar është vërejtur që nuk ka qenë i pranishëm kreu i Bashkësisë së Fesë Islame të Kosovës, Naim Tërnava e as dikush tjetër nga stafi i tij i afërm.

Tërnava është zgjedhur për herë të tretë radhazi kryetar i BIK-ut dhe për ta bërë këtë është ndryshuar  Kushtetuta e Bashkësisë së Fesë Islame të Kosovës, e cila deri në atë ndryshim ka lejuar zgjedhjen e kreut të BIK-ut në dy mandate.  

Krerët e Sindikatës së BIK-ut, e cila nuk pranohet nga Tërnava dhe mbështetësit e tij, e ka akuzuar më herët Tërnavën për presion në ndryshimin e Kushtetutës së BIK-ut, si dhe për mbështetje të besimtarëve islamë më radikalë në krahasim me islamin tradicional në vendin tonë.