Amal i bën dedikim plot dashuri George Clooneyt pasi u vlerësua me çmim

Geoge dhe Amal Clooney dukeshin për mrekulli në një gala mbrëmje të organizuar në Hollywood.

ShowBiz

08/06/2018 19:10

Derisa shumica e yjeve kishin zgjedhur ngjyrën e zezë, 40 vjeçarja Amal vodhi shfaqjen me një fustan të ndritshëm trëndafili, të hapur nga një anë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Çifti dukeshin për mrekulli përkrah njëri-tjetrit, ndërsa aktori 57 vjeç mori çmim nga Instituti Amerikan i Filmit, për kontributin artistik, të enjten mbrëma.

Ngjarja u mbajt në teatrin “Dolby”, ndërsa të pranishëm ishin edhe yjet Bill Murray, Anna Knedrick, Jennifer Aniston, Courtney Cox dhe Cindy Carword.

Kur Clooney mori çmimin, u ngjit në skenë bashkë me Amal, e cila i bëri atij një dedikim me të cilin la pa fjalë të gjithë.

“Ai është personi që ka admirimin tim të plotë dhe gjithashtu buzëqeshja e të cilit më bën të shkrihem e gjitha. Dashuria ime, çfarë kam gjetur me ty është dashuria e madhe për të cilën unë gjithmonë kam shpresuar se ekziston”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/