Alzheimeri, faktorët e riskut dhe si të shmangim sëmundjen

Një rast i sëmundjes në fazën e tretë, mund të shmanget duke pasur parasysh nëntë faktorët e riskut (që kur jeni të rinj). Duhani, hipertensioni, rënia e dëgjimit janë disa elementë që rrisin në mënyrë eksponenciale rrezikun

Lifestyle

25/07/2017 13:33

Kush nuk ka frikë që duhet të bëjë llogaritë me një sëmundje, në pleqëri? Është gogoli i të gjithëve, por të paktën në letër duke i mbajtur larg nuk do të ishte kështu e komplikuar. Mjafton të veproni kundër këtyre nëntë faktorëve të riskut që rrisin rrezikun, për të ulur mundësinë, kështu që nëse të gjithë do të ishim besnikë të rregullave, një rast i sëmundjes do të shmangej. Kështu nënvizon dokumenti i parë i “Lancet Commission on Dementia Prevention and Care”, sipas të cilit edhe në mungesë të terapive efikase edhe kujdesit mbështetës, që nuk përfshijnë ilaçe, marrin një rëndësi të madhe dhe i garantojnë pacientët.

Nëntë faktorët e riskut

Sëmundja në pleqëri është emergjenca e të afërmes së afërt, sipas specialistëve: me jetëgjatësinë në rritje numri i të moshuarve që sëmuren do të rritet gjithnjë e më shumë dhe flitet për numra që i kalojnë 47 milionë pacientë sot dhe do të kalojë në shifrën e 115 milionë të sëmurë në 2050. Ideja vjen nga revista prestigjoze ‘Lancet’, për të krijuar një komision pune me 24 ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar të gjitha kërkimet e kryera në kampin e terapisë dhe parandalimit të sëmundjes: objektivi, t’u japësh informacione të dobishme dhe praktike qytetarëve, por të bazuara në dëshmi të qarta. Raporti i sapo prezantuar në “Alzheimer Association International Conference” të Londrës, nënvizon mbi të gjitha se parandalimi duhet të fillojë shpejt: ndërmjet nëntë faktorëve të riskut që mund të ndikojnë më shumë në mundësinë për t’u sëmurë, në fakt qëndron niveli i ulët i udhëzimit. Të studiosh, por edhe të zgjidhësh problemin e dëgjimit, hipertensioni dhe obezitetin mund të zvogëlojë rastet e sëmundjeve në rreth 20%. Të ndalosh duhanin, të kurosh një depresion të mundshëm, të rrisësh aktivitetin fizik, të parandalosh dhe të trajtosh diabetin, të përmirësosh kontaktet sociale zvogëlon rrezikun me 15%. “Efekti kumulativ i një veprimi mbi këto nëntë faktorë të riskut është më i madh sa ajo që mund të jetë nga ilaçet ekzistuese eksperimentale”, vëren psikiatra Lon Schneider, koordinatore e dokumentit.

Terapitë hyrëse (ndoshta)

Kjo nuk do të thotë që përpjekjet për të gjetur kura të përshtatshme janë ndaluar: tentativat nuk mungojnë, siç tregojnë të dhënat në të njëjtën kohë në “Alzheimer Association International Conference”, sipas të cilës janë të shumta studimet klinike që mund të sjellin në fund ilaçe të reja për pothuajse pesë vjet. Aktualisht janë 27 eksperimente në fazën tre, më e avancuara dhe 8 në fazën dy: në dy vitet e fundit numri i përbërëve aktivë të hyrë në fazat më “të nxehta” të testeve klinike është rritur dhe kjo sipas shoqatës jo fitim-prurëse amerikane US Against Alzheimer’s, që ka parë analizat, shkakton një optimizëm të përmbajtur.

“Nga 2003, deri sot “La Food and Drug Administration” amerikane nuk ka aprovuar vetëm një ilaç të ri kundër Alzheimer, në Europë e reja e fundit daton në 2002, shpjegon David Morgan i “Researches Against Alzhaimer”, rrjeti i ekspertëve që ka analizuar të dhënat mbi molekulat e reja në eksperiment. Nuk është një “plumb argjendi” kundër kësaj sëmundjeje dhe janë tërësisht të kuptueshëm mekanizmat për të ndërhyrë, megjithatë numri i madh i ilaçeve lejon të shpresosh që diçka do të përmirësohet shpejt. Për 6 përbërësit aktivë eksperimenti i fazës tre do të mbarojë brenda vitit. /Gazeta-Shqip/