Almeda vjen me të reja për klipin e shumëpritur në duet me DJ e famshëm

Ka një kohë të gjatë që Almeda Abazi është duke punuar për këngën e parë.

ShowBiz

17/10/2018 12:24

Duke qenë një modele dhe një ish-Miss, vëmendja e medieve dhe publikut gjithmonë ka qenë drejt Almeda Abazit, shkruan lajmi.net

Ajo u shtua kur bukuroshja shqiptare u martua me njërin prej personazheve më të komentuara po ashtu në media e që fjala është për aktorin turk, Tolgahan Sayışman (Çënar).

Martesa e tyre ishte në fokus në fillimet e saj e edhe më vonë me tempon e njëjtë vazhdonin të shkruanin për çiftin simpatik, por tani të gjithë po e presin publikimin e projektit të saj të parë ku vjen në duet me DJ e famshëm Burak Yeter dhe vëmendjen për as i përket Almedës e ka marrë kjo pjesë.

Deri në lansimin e këngës kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë. Ishte Almeda ajo e cila i ka njoftuar fansat sa i përket këtyre të rejave.

Duhet kujtuar që ‘Çënari’ e ka mbështetur maksimalisht./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo_nveClCw1/?utm_source=ig_embed