Allegri merr një lajm të mirë para ndeshjes me Genoan

Massimiliano Allegri mund të ndihet i relaksuar para ndeshjes me Genoan në Serie A.

Sport

18/10/2018 08:00

Këtë fundjavë pas pushimeve për ndeshjet e kombëtareve, rikthehen ligat evropiane të futbollit.

Juventusi do të kërkojë fitoren e tetë në Serie A, ku në shtëpi pret Genoan ditën e shtunë.

Ndeshja mes Juventusit dhe Genoas fillon nga ora 18:00.

Për ndeshjen me Genoan, trajneri në dispozicion do të ketë edhe yllin brazilian, Douglas Costa.

Ky i fundit ka qenë i suspenduar shkaku i gjestit aspak të hijshëm në Di Francesco në sfidën ndaj Sassuolos në Serie A.

Të gatshëm për Juventusin në këtë ndeshje do të jenë edhe Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala./Lajmi.net/