Topallit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, alivanoset në qendrën e paraburgimit

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, i cili po mbahet në paraburgim për veprimet e tij brenda Kuvendit të Kosovës, sot ka pasur probleme shëndetësore dhe është dërguar në emergjencë për trajtim.

Lajme

26/12/2015 20:28

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, tha se Topalli tri ditët e fundit ka pasur probleme shëndetësore për shkak se ai vuan nga sëmundja e diabetit dhe ka probleme me tensionin e gjakut. Ai tha se sot Topalli është alivanosur dhe është dërguar në emergjencë për të marrë tretman mjekësor.

“Tri ditët e fundit ka pasur probleme shëndetësore. Topalli vuan nga diabeti dha ka probleme me tensionin e gjakut. Sot është alivanosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se gjendja e tij shëndetësore ende nuk është stabile, ndërsa konfirmoi se mjeku për ta trajtuar Topallin do të vij tek të hënën.

Më 18 dhjetor, Topalli iu shty masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi që ndaj tij u ngrit aktakuzë penale nga Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamen ti i Krimeve të Rënda për përdorim të armës dhe pengim të personit zyrtar./K.P.