Ali Ahmeti: Hilmi Haradinaj do të mbetet në zemrat dhe kujtesën e çdo ushtari të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë sot pjesë në homazhet për babain e kryeministrit, Hilmi Haradinaj, i cili vdiq të shtunën pas mesnate nga një sëmundje e rëndë.

Lajme

18/06/2018 14:02

Ahmeti tha se Haradinaj do të mbetet në zemrat dhe kujtesën e çdo ushtari të UÇK-së, raporton lajmi.net.

“Ai do të mbetet në zemrat  dhe kujtesën e cdo ushtari që u pajis me bukë e barot në kullën e axha Hilmiut, andaj lavdi në jetë të jetëve Hilmi Haradinaj”, u shpreh Ahmeti.

Haradinaj varroset sot në varrezat e Gllogjanit./Lajmi.net/