Aleatët e Merkelit humbin në Bavari

Bashkimi Social-Demokrat (CSU) do të humbasë shumicën absolute në Parlament.

Bota

15/10/2018 08:44

Aleatët e Angela Merkel kanë pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet në Bavari.

Sipas mediave gjermane, Bashkimi Social-Demokrat (CSU) do të humbasë shumicën absolute në Parlament.

Që nga viti 1957 kjo parti e ka qeverisur e vetme Bavarinë, por çështja e emigracionit ka ndikuar në këtë rezultat, me të Gjelbrit që janë tashmë parti e dytë dhe partinë antiemigracion AfD që për herë të parë do të hyjë në Parlament.