Albert Matoshi zgjidhet drejtor ekzekutiv i OEGJK-së

Albert Matoshi është zgjedhur në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Odën Ekonomike Gjermano Kosovare.

Lajme

06/07/2015 14:03

Drejtori i ri i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, Albert Matoshi, është i diplomuar në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe është në përfundim e sipër të studimeve postdiplomike në universitetin e Sheffieldit në Angli, drejtimi Menaxhment i Përgjithshëm.

Drejtori Matoshi, 43 vjeç ka një përvojë të gjatë pune mbi 15 vite në sektorin bankar dhe të zhvillimit ekonomik. Për rreth 13 vjet eksperiencë në “Raiffeisen Bank Kosovo“ në sektorë të ndryshëm, si dhe udhëheqës i Departamentit të Korporatave mbi gjashtë vjet.

Matoshi është njohës i gjuhëve të huaja atë gjermane, angleze dhe serbokroate.