Albatriti sjell portretin më të ëmbël familjar për fundvit

Muaji dhjetor është muaji i festave, e meqë jemi në këtë periudhë gjithçka ka frymë feste.

ShowBiz

23/12/2017 18:30

Shumë prej artistëve tanë kanë realizuar fotosesione me rastin e festave të fundvitit, shkruan lajmi.net.

E njëri nga ta është edhe këngëtari Albatrit Muçiqi, i cili ndau me ndjekësit një fotografi nga ai set.

Në atë imazh, shihet këngëtari bashkë me bashkëshorten, Egzonën dhe vajzën e tyre Amelia, që të tre dukeshin për mrekulli.

“Gjëja më e vlefshme qe ma fali zoti ❤️?? #familjaime @egzona.muqiqi#Amelia“, ka shkruar Albatriti sipër fotos. /Lajmi.net/