Alba po e përjeton ‘ferrin’

Jordi Alba po kalon momente të vështira.

Sport

04/10/2018 15:49

Mbrojtësi spanjoll është duke treguar formë tejet të lartë te Barcelona, mirëpo ka marr tani një lajm të hidhur.

Alba nuk është ftuar përsëri nga Luis Enrique për ndeshjet që do t’i zhvillojë Spanja në Ligën e Kombeve, përcjell “lajmi.net”.

Është hera e dytë që mbrojtësi nuk po ftohet nga ish-trajneri i Barcelonës, pasi siç duket, ata janë përplasur nga koha kur të dy ishin në ‘Camp Nou’.

Kujtojmë se Spanja do të përballet me Uellsinë dhe Anglinë më 11 dhe 15 tetor. /Lajmi.net/