Alarm për ndryshim kufijsh, deputetët s’e prishin rehatinë

Deputetët kosovarë s’po e prishin “terezinë” e pushimeve verore pavarësisht diskutimeve që po zhvillohen për ndryshim kufijsh me Serbinë.

Lajme

17/08/2018 08:21

Pavarësisht paralajmërimeve të ngritura se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjim të kufijve me Serbinë deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të pushojnë tash e dy javë.

Drejtues të Partisë Socialdemokrate (PSD) tashmë u kanë bërë thirrje deputetëve që të kthehen nga pushimi dhe të diskutojnë për çështjen e dialogut, respektivisht për hartimin  e një platforme negociuese, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje pozitive në këtë drejtim.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se fillimisht duhet të bëhet një analizë e marrëveshjeve të arritura gjer tani para se të vazhdohet më tutje me dialogun, ani pse takimi i tretë në kuadër të fazës finale pritet të mbahet në fillim të shtatorit. /zeri