Akullorja ju ndihmon që të keni fëmijë

Akullorja mund të jetë një ushqim freskues për ju në ditët e verës dhe asgjë më shumë, por një studim sugjeron se ajo mund t'i ndihmojë gratë e vjetra që të kenë fëmijë.

Lifestyle

24/10/2014 20:06

Hulumtimi ka gjetur se të hash rregullisht produkte të qumështit në mënyrë të konsiderueshme e rritë mundësinë e të pasurit një fëmijë.

Gratë mbi 35 vjeç që bënin trajtime në Spitalin e Fertilitetit në SHBA për arsye se nuk mund të bënin fëmijë edhe pse tentonin çdo herë, u pyetën për ushqimin e tyre gjatë trajtimit.

Ato që kishin konsum më të lartë të akullores, kremeve të tjera, kosit dhe qumështit, ishin 21% me më shumë gjasa për të pasur fëmijë se sa ato që kanë ngrënë rrallë produkte të qumështit, transmeton Lajmi.net.

Vetëm tre porcione në ditë ishin të mjaftueshme për të bërë një ndryshim të rëndësishëm – ekuivalenti përfshinte një lugë të madhe akullore çdo ditë, një gotë qumësht apo edhe një fetë djath.

Studiuesit udhëheqës të këtij hulumtimi, Dr.Jorge Chavarro nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, tha se qumështi i lopës përmban hormone që përmirësojnë shanset që një embrion të futet në mitër.