Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Emma Roberts është bërë nënë.

ShowBiz

29/12/2020 11:05

Aktorja e famshme Emma Roberts është bërë nënë, ajo ka sjellë në jetë një djalë, sipas TMZ.

Disa raportimeve thanë në mediat e huaja ajo dhe partneri i saj, Garret Hedlund, janë bërë prindër në datë 27 dhjetor, transmeton lajmi.net.

TMZ thotë se djali i tyre ka ardhur në jetë i shëndetshëm dhe dyshja e kanë pagëzuar me emrin Rhodes. Mediat e huaja mësuan në muajin qershor se Emma ishte në pritje të ëmbël dhe më pas e konfirmoi vetë ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emma Roberts (@emmaroberts)

Por sekretin e shtatzënisë së saj e zbuloi fillimisht e ëma, që e ndau lajmin me fansat e aktores, pavarësisht se ajo e mbante të fshehtë.

“Ishte një katastrofë. Dhe të gjithë këtë e mora vesh kur isha në avion. Kështu që nuk mund të flisja me mamin. Kur folëm më pas qeshëm të dyja dhe pastaj filluam të debatonim. Në një moment i bëra block. Ishte arma ime e vetme. Por më vonë ajo më shkroi në orën 2 të mëngjesit: ‘Më ke bërë block?’ me një fytyrë të trishtuar. Pastaj i bëra unblock. Ka qenë një luftë e vërtetë në Instagram me nënën time. Një histori e mirë për t’i treguar foshnjës”, tha Emma në emisionin e Jimmy Kimmel./Lajmi.net/