Aktori spanjoll tregon për jetën e tij seksuale

William Levy njihet me nofkën “Brad Pitt-i kuban”, por ky pseudomin atë e bezdis shumë. Aktori 35 vjeçar thotë se është lodhur duke u etiketuar si djalë të nxehtë.

ShowBiz

17/05/2016 17:55

Përveç aktorit në klipin “I’m Into You” të Jennifer Lopez, në filmin “Addicted” ai u tregon fansave një anë tjetër të karakterit të tij, ndësa nuk mungojnë skenat e seksit. Shpesh i rrezikuar nga cenimi i privatësisë me daljen në qarkullim të fotove nudo, Levy shprehet se sa më i famshëm që bëhet aq më shumë rrezikon të mbyllet në vetvete. I komentuar si djali më seksi dhe më i dëshiruar nga femrat aktualisht, zbulon sekretet e tij për jetën seksuale në këtë intervistë të nxehtë pë versionin spanjoll të revistës “People”.

Si joshesh nga femrat?
Hmmm! Më pëlqen që gratë të jenë romantike, të dashura, dhe të mos më lënë përshtypjen e femrave të nxehtë në shtrat. Unë jam i joshur nga një grua që vepron natyrshëm, dhe që lumturia i buron nga sytë kur është pranë meje.
Sa herë të ka ndodhur të lëshosh britma kur bën dashuri?
Nuk e kujtoj se sa herë saktësisht mëka ndodhur por me siguri që po. Jam shumë sentimental në shtrat, dhe e ndiej atë që bëj.
Ke pasur në jetë ndonjëdashuri platonike?
Kam pasur disa dashuri platonike, ose të themi më mirë të pamundura. Unë ëndrra e shumë grave jam ndier i refuzuar, por preferoj të mos pëmend ndonjë emër.
Sa intensiv jeni si dashnor?
Më pëlqen të bëj shumë dashuri. Është e rëndësishme për mua të nis një histori nga një ndenjë që lind në moment. Sesa dashnor i mirë jam nuk mund ta them unë. Por nëse jam larguar prej dikujt s’e kam bërë se dua të shtirem si dashnor i keq. Ashtu e kam ndier.
Historia e puthjes së parë?
Kur isha 13 vjeç, dhe jetoja në Kubë. Unë kisha një të dashur në atë kohë, moshatare me mua dhe puthja e parë ndodhi me të. Ishim në Cojimar në Malecon, në Havana, kur ajo më puthi në buzë, por fatkeqësisht nuk ia kujtoj dot emrin.
Ku preferon të bësh dashuri?
Në plazh, në ashensor ose në makinë. Nga të tre këto vende do të veçoja dashuri në brigjet e detit, sepse ekziston një heshtje e shijshme, që thyhet vetëm nga tingujt e valëve.
Preferon dritat ndezur, apo errësirën në momentet intime?
Gjysmë errësirën më mirë. Më pëlqen të shoh kur bëj dashuri, por jo plotësisht.
Çfarë lloj muzike të pëlqen në ato momente?
Muzika romantike.
Ju ngacmon aroma e ndonjë parfumi të veçantë?
Më ngacmon aroma e trupit tëgruas së sapodalë nga dushi. Me eksiton vetëm kur e mendoj!
Çfarë dhurate do i bëje të dashurës për ditën e Shën Valentinit?
Lule, mendoj se janë të detyrueshme për atëditë! Bashkë me lulet do e ftoj në një darkë romantike, do i bëj dhuratë një palë të brendshme seksi, dhe do i kërkoj t’i veshë për natën që do kalojmë bashkë.
Ushqimet afrodiziake që konsumon para një takimi të tillë?
Karkaleca deti.
Cila është pjesa më erotike e shtëpisë tuaj?
Tualeti dhe dhoma e ndenjes.
Një film për të dashuruar?
“Notebook”, për mua është një film i mrekullueshëm.
cokollatat i dhuron apo t’i dhurojnë?
I shijoj, më mirë të them!
Fraza që të josh?
“Të dua” kur ne jemi në shtrat për mua është e duhura.
Kush ta ka dhënë ate puthjen të paharrueshme?
Unë jam ai që puth vetë i pari kur dikush më pëlqen. Kam një kujtesë shumë të mire të puthjeve që kam dhënë, por më mirë ta mbaj sekret.
Kush është gruaja ideale për ty?
Nëna e djalit tim. Ajo është shumë e dashur…
Vendi më romantik për ty?
Havana dhe Varadero, ku gjenden disa nga plazhet më të bukura, që kam parë ndonjëherë në jetën time. Uji i detit atje është blu dhe kristaline.
Nëse partnerja të tradhton, do e falje?
Jo.
Ti ke tradhtuar?
Mbaj mend vetëm një herë, dhe përfundoi me ndarje. Reflektova me vonë dhe arrita në konkluzionin se nuk munda të isha besnik me të, ngaqë nuk e doja vërtet. Ishte koha kur ajo ishte në Paris, dhe unë isha duke punuar si model në Miami. Kur u ktheva ia thashë vetë ç‘kishte ndodhur.
Eshtë dashuria zhgënjyese pë ty?
Dashuria nuk është zhgënjyese. Në të kundërt dashuria të jep force për gjithçka. Personalisht kur ndjej dashuri për dikë, jam më i gjallë. Problemi qëndron vetëm nëse presim më shumë nga çfarë na japin, atëherë zhgënjehemi. Por nëse pranojmë atë çfarë na japim them se e shijojmë.
Sakrifica më e madhe që ke bërë për dashurinë?
Çdo ditë bëj diçka për dashurinë, dhe që partnerit i duket vërtet e madhe.
Kënaqësitë e tua special të jetës?
Seksi, ushqimi dhe të shoh djalin tim çdo ditë në mëngjes.
E konsideron veten të bukur dhe tërheqës?
Jo nuk e konsideroj veten të bukur, unë jam një djalë normal.