Forca të mëdha policore rrethojnë lagjen “Gazi Baba” në Shkup

Sipas banorëve të lagjes, raportohet se MPB është duke zhvilluar një aksion të madh policor, duke bastisur disa shtëpi të asaj lagjeje.

Lajme

09/07/2016 11:05

Aksioni i madh policor ka filluar para agimit të diellit, që në orët e hershme dhe është duke u zhvilluar edhe në këto çaste. Ende nuk ka informata se çfarë synon MPB me këtë aksion, dhe kush saktësisht është duke u bastisur prej anës së tyre.

Disa qytetarë duke dashur që ta vizitojnë Xhaminë e lagjes për kohën e namazit të Sabahut si zakonisht, nuk janë lejuar të dalin prej shtëpive të tyre, shkruan monitor.mk

Njëri prej qytetarëve ka kërkuar arsye por pjesëtarët e policisë nuk kanë dhënë informata përveçse kanë urdhëruar qytetarët e lagjes Çair që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre.

Poashtu raportohet edhe për bastisje në lagje tjera në Shkup.