Aksidneti tragjik në Librazhd, në humnerë ranë dy vëllezër

Aksidenti i rëndë që ndodhi në  Librazhd sot merr përmasat e tragjikes, pasi dy nga tre të plagosurit keq janë vëllezër.

Lajme

17/11/2018 16:14

Dy vëllezërit Markel Merolli, 32 vjeç, drejtues i furgonit dhe vëllai i tij Endri Merolli,22 vjeç, po ktheheshin nga Korça ku kishin marrë furnizim kur u aksidentuan në Prrenjas në fshatin Pishkash, njofton Infoelbasani. Furgoni me të cilin ata udhëtonin ra në humnerë në 40 metra lartësi.

Si pasojë vëllezërit u plagosën rëndë dhe tashmë ndodhen në spital.

Së bashku me dy vëllezërit udhëtonte edhe një person tjetër me emrin Kristo Çika, 31 vjeç, i cili po ashtu mbeti i plagosur./syri.net