Aksidentohet Victoria Beckham, kjo është gjendja e saj

Victoria Beckham këto ditë ishte duke pushuar në Kanadë bashkë me familjen e saj.

ShowBiz

23/02/2018 20:51

43 vjeçarja është parë rrugëve të Londrës teksa po ecte me paterica, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Edhe pse e kishte lënduar këmbën, kjo nuk e pengoi atë të vishej me shumë stil, në pantallona të zi dhe bluzën blu të errët.

Fansat e saj kanë thënë se ajo është aksidentuar duke skijuar, ndërsa thuhet gjithashtu se i është nënshtruar edhe një operacioni.

Megjithatë, duket se Victoria ka filluar të rikuperohet dhe tashmë po angazhohet rreth profesionit të saj. /Lajmi.net/