Aksidentohet dërguesi i picave, ja çfarë ka bërë polici për të

Një dërgues i picave ishte aksidentuar me veturën e tij, por një polic që ishte në ngjarje nuk e ka lënë punën e tij në gjysmë.

Fun

27/05/2016 03:57

Polici kishte shkuar përtej detyrës së tij, duke e dërguar porosinë e punëtorit të picave tek njeriu që i kishte porositur, shkruan lajmi.net

Pasi makina ishte gati të largohej nga vendi, polici e kishte parë se dërguesit të picave i kishte mbetur një porosi e pa kryer.

Ai e njihte vendin dhe adresen ku ishte e porositur ajo picë dhe e dërgoi atë.

“Prit pak, një polic që sjell picën?”, është shprehur pranuesi i saj, i habitur kur e pa policin tek dera.

“Pizza Jet” e kanë falenderuar shumë policin duke i’u shërbyer drekë atij dhe kolegëve të tij, ndërsa ky i fundit ka thënë se e sheh si pjesë të detyrës së tij.

Shoferi është diagnostifikuar me një tronditje dhe nuk dihet kur do të kthehet në punë./lajmi.net