Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, humb jetën 18 vjeçari

Nga aksidenti i mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka mbetur i vdekur një person i moshës 18 vjeçare dhe janë lënduar dy të tjerë.

Lajme

22/05/2018 08:51

Zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për lajmi.net se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 01:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj saktësisht në fshatin Llapnasellë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit BMË e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan. Trupi i pajetë i viktimës V.A 18 vjeç është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Borovci./Lajmi.net/