Aksident në aksin Bulqizë-Peshkopi, një viktimë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Lajme

17/11/2016 23:47

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Ndërkohë, nga ky aksident një person tjetër është plagosur rëndë, shkruan Top Channel.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.