Aksident mes tri veturave, gjashtë të lënduar

Tri vetura janë përfshirë në një aksident në fshatin Pestovë të Vushtrrisë të hënën në mbrëmje.

Lajme

20/02/2018 09:48

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, pesë burra dhe një grua.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

29 aksidente me të lënduar kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, ndërkohë në një të tillë kanë mbetur të vdekura tri femra. /Lajmi.net/