Aksident i tmerrshëm, por veprimi i disa personave është i jashtëzakonshëm (Foto/Video)

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Afrikën e Jugut.

Fun

16/08/2017 23:09

Një person që po ngiste një vetur me një shpejësi të madhe, paraqiste rrezik si për vete ashtu edhe për personat tjerë që gjindeshin në autostrade.

Ai po i kalonte veturat njëra pas tjetrës dhe në fund me një shpejtësi të madhe goditi një veturë tjetër ngjyrë të bardh duke e rrotulluar atë në mënyrë të tmërrshme, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, edhe pas përplasjes, vetura nuk u ndal dhe vazhdoi rrugën sikurse nuk kishte ndodhur asgjë.

Por veprimi që kanë bërë personat tjerë që ishin me makinat e tyre dhe e kanë parë ngjarjen kanë habitur të gjithë.

Ata ju vërsulën makinës nga prapa dhe anash saj, dhe pas disa metrave e rrethuan ate në mënyrë që ai të mos kishte mundesi që më të lëvizte.

Ata rrezikuan jetën e tyrë për të ndalur një person që shkaktoi një aksident dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Veprimi i tyre është përshendetur nga të gjithë, e sidomos nga policia e atij vendi. /Lajmi.net/