Aksident i rëndë në Shqipëri, një i vdekur, dy të lënduar – Lajmi.net
Aksident i rëndë në Shqipëri, një i vdekur, dy të lënduar
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 7:54, 15 May 2018
Alkooli duket se është bërë shkak i një aksidenti të rëndë në orët e para të ditës së sotme në Fier, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”, ku shtetasi E.Ç, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi A.Sh, 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marrë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi M.Sh, 25 vjeç, banues në Patos.

Sipas policisë, nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Fjalët kyçe: Aksident, Fier, i vdekur

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Rock Wheels