Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë /FOTO

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Lajme

14/07/2018 08:07

Më specifikisht, aksidenti ka ndodhur në fshatin Stanovc, Komunë e Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kombi bus.

Janë disa të lënduar, të cilët janë dërguar në QKUK. Ende nuk dihet nëse ka viktima./Gazetametro/