Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Kamenicë, humb jetën një çift

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Kamenicë.

Lajme

08/11/2017 19:00

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, raporton lajmi.net.

Zëdhënsi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë lajmi.net se nga ky aksident dy persona e kanë humbur jetën.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Kamenicë ku një çiftë kanë humbur jetën. Të përfshira janë tri vetura, policia është në vendin e ngjarjes mirëpo ende nuk dihet se si ka ardhur deri te aksidenti”, ka thënë Hashani ./Lajmi.net/