Aksident i rëndë në Korreticë, tre të lënduar (Video)

Qarkullimi rrugor ishte i vështirë sot për shkak të motit. Madje një makinë që doli nga autostrada është përplasur në murin e oborrit të një shtëpie. Aty pati edhe persona të lënduar.

Lajme

05/04/2015 22:25

Ata që u dhanë ndihmën e parë të lënduarve ishin vetë pronarët e shtëpisë ku përfundoi makina.

Ata fajësuan policinë dhe emergjencën se nuk ishin të shpejtë sa duhet për të intervenuar në këtë rast.

Gjendja e të aksidentuarit mashkull është e rëndë ndërsa njëra nga dy femrat e aksidentuara pritet t’i nënshtrohet operacionit.

http://www.dailymotion.com/video/x2ltagd_aksidenti_news#from=embediframe