Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ka të lënduar (Foto/Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para vetëm pak çastesh në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Lajme

20/03/2017 14:07

Në videon e mëposhtme, mund të shihen dy vetura të goditura rëndë me njëra tjetrën, madje njëra prej tyre është rrokullisur, shkruan lajmi.net.

Nuk dihet nëse ka të lënduar rëndë, por sipas fotografive dhe videos duket të jetë aksident i rëndë trafiku.

Para një muaji, në po këtë rrugë ndodhi një aksident me fatalitet ku një vajzë e re ndërroi jetë.

Lajmi.net, sjell një video nga vendi i ngjarjes.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për lajmi.net se në aksident është edhe një numër i të lënduarve, ndërsa për informata më të hollsishme pritet të kuptojmë në vazhdim.

/Lajmi.net/