Akinfenwa debuton me ekipin e ri, i ndodh diçka e çuditshme

Adebayo Akinfenwa u përjashtua me karton të kuq pas 32 minutash në debutimin e tij për Wycombe Wanderers.

Sport

13/07/2016 13:11

Adebayo Akinfenwa e nisi keq aventurën e tij te skuadra Wyvombe Wanderers.

Sulmuesi gjigant u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij për ekipin e ri, përcjell “Lajmi.net”.

Ai e humbi durimin kur një futbollist i Le Havre bëri ndërhyrje të ashpër ndaj Dayle Southëell, dhe u përfshi në një kacafytje që i solli kartonin e kuq.