Akademik Rexhep Ismajli zgjidhet anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

Rexhep Ismajli është një albanolog, linguist, profesor e akademik shqiptar nga Presheva.

ShowBiz

19/04/2018 21:49

Në janar të këtij viti ai ishte zgjedhur anëtar i Shoqatë së Linguistëve Amerikanë, kurse tani është zgjedhur edhe anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave.

Këtë lajmërim e bëri profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi, i cili në Facebook-un e tij shkroi se ky lajm është ndër më të rëndësishmit për botën shqiptare.

“Ai është, dhe për kohë të gjatë do të mbetet, më i madhi i gjuhësisë ndër shqiptarët. Krenar për ty profesor!”, shkroi Rrahmani për akademikun Rexhep Ismajli./Lajmi.net/