Ajet Potera kandidat i Vetëvendosjes për Podujevën

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar edhe një kandidatë për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme

17/08/2017 15:49

Ajet Potera do të jetë kandidati i kësaj parti për kryetar të Podujevës (Besianës). Vetëvendosje është partia e cila deri më tani ka zyrtarizuar më së shumti kandidatë.

Kandidatin për Podujevën e ka bërë publik edhe LDK, ku do të garojë më kryetarin aktual, Agim Veliu.

Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor./Lajmi.net/