Ahmeti: PSD-ja do të inicojë heqjen e tarifave të roamingut me Maqedoninë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD) ka paralajmëruar për një iniciativë të re të kësaj partie. Sipas tij, ata do të iniciojnë edhe heqjen e tarifave të romingut me Maqedoninë.

Lajme

24/06/2018 13:22

“Shpejtë, si PSD do të inicojmë edhe heqjen e tarifave të roamingut me Maqedoninë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka bërë të ditur edhe për takimet që i ka pasur me kryetarët e vendeve të rajonit.

“Pas takimit me kryetarët e Athinës (Giorgos Kaminis), Zagrebit (Milan Bandic) dhe Shkupit (Petre Silegov) në Shkup, takuam shkurt edhe kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ku theksuam nevojën e bashkëpunimit të shtuar regjional”, ka përfunduar ai.