Ahmeti-Hotit: Ministër, dil në autobusa pak dhe nënshkruaje garancionin (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ i ka bërë thirrje ministrit Avdullah Hotit, që të dalë në autobus dhe të nënshkruaj garancionin për blerjen e 51 autobusëve urban.

Lajme

23/05/2016 10:38

Postimit të tij, Ahmeti ia ka bashkëngjitur një fotografi të tij, duke udhëtuar me autobus urban, dhe ka shkruar se për çdo cent të shpenzuar në transport publik krijojmë vende pune, kursejmë qindra euro për qytetarët dhe zvogëlojmë në mënyrë drastike ndotjen.

Ja postimi i plotë i Ahmetit në facebook:

Për çdo cent të shpenzuar në transport publik krijojmë vende pune, kursejmë qindra euro për qytetaret (të cilët nuk përdorin makinat personale), dhe zvogëlojmë në mënyrë drastike ndotjen.

Minister, dil në autobusa pak dhe nënshkruaje garancionin.