Ahmeti e Veliaj zotohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është takuar me homologun e tij nga Tirana, Erion Veliaj.

Lajme

13/01/2018 11:10

Sipas njoftimit që ka bërë  Ahemti në facebook në këtë takim u zotua për bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve.

“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës z. Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti në facebook./Lajmi.net/