Ahmeti: Ditë e mirë për votim, shfrytëzojeni

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka thënë se sot është ditë për demokracinë, pasi koha është shumë e favorshme për të votuar.

Lajme

08/06/2014 11:24

Ai pas votimit të tij në shkollën fillore \”Faik Konica” në kryeqytet, ka ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

“Sot është ditë e përkryer për demokracinë, sepse është kohë shumë e mirë dhe po shoh shumë njerëz që në orët hershme të mëngjesit kanë dal me votuar, edhe në po e kryejmë obligimin tone.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më herët që është e mundshme sepse kjo është e drejtës  dhe obligim. Në përgjithësi është një ditë shumë e mirë për të votuar  dhe për ta dhënë mendimin e tyre të gjithë qytetarët”.