Ahmeti akuzon ‘Kamishin’ për nepotizëm

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shped Ahmeti, ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamshi, për punësime të familjarëve të tij. 

Lajme

05/05/2014 17:02

Këto reagime të Ahmetit kanë ardhur si kundërpërgjigje ndaj akuzave të deputetit Haxhiu, gjatë një fjalimi të tij në Kuvend, ku tha se VV dhe LDK kanë ngelur duke u sjellë në rrethrrotullimin e Veternikut. 

“Vëllai i \”Kamishit\”, Drejtor i deponisë së mbeturinave në Mirash; Dhëndri i Kamishit, udhëheqës në Bordin e Ujësjellësit Rajonal \”Prishtina\” e kështu me radhë.

Ky i pari, e mbyll deponinë e mbeturinave kur t\’i teket, për \”Pastrimin\” duke rrezikuar kështu shëndetin publik. E \”Pastrimi\” i menaxhuar nga Komuna në 14 vitet e fundit ka akumuluar borxhe marramendëse.

Nepotizmi e familjarizmi në Komuna e nivel qendror përveç që janë padrejtësi, shkaktojnë edhe efekte të tmerrshme për jetën e njerëzve siç janë uji e mbeturinat”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook. 

Ai në këtë reagim nuk ka lënë pa përmendur edhe liderët e dy partive më të mëdha në vend, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. 

“A janë familja e punësuar e Kamishit dhe të ngjashmëve \”Kosova Evropiane\” dhe \”Misioni i ri\” për të cilat flet Thaçi? A janë nepotizmi, familjarizmi dhe korrupsioni në komunë \”Rikthimi\” për të cilin flet Mustafa?”. 

“Pasojat e këtyre dukurive negative do të duhen vite punë për t\’i zbutur. Jemi të gatshëm ta bëjmë atë përpjekje. Nuk duhet të ndalemi deri në bërjen e qytetit e shtetit. Kosova ka Alternativë!”, ka shkruar Ahmeti.